Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea ka zbuluar detaje të reja rreth festivalit “Kënga Magjike”.
Teksa këtë periudhë artistët konkurrentë në këtë festival po i promovojnë këngët e tyre, moderatori ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata që i blejnë klikimet.
Përmes një postimi në “Instagram”, Arditi njoftoi se ndaj këtyre këngëtareve do merren masa.
“Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare). Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!”- shkroi ai ndër tjerash.
Theksojmë që ky është edicioni i 23-të i këtij festivali.