Publicisti Baton Haxhiu, në debatin Politiko, teksa është diskutuar dialogu Kosovë-Serbi, është komentuar edhe për kohën sa ka qenë në pushtet ish presidenti dhe njëherësh ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Konsideroj që një prej politikanëve pragmatik më të suksesshëm të kësaj kohe është i lidhur me emrin Hashim Thaçi, por problemi kryesor që ka ndodh në atë kohë ishte projektimi i fuqisë së Hashim Thaçit brenda Kosovës ose projeksioni i tij se ai është mjaftueshëm i fuqishëm sa Vuçiqi në Serbi për ta realizuar këtë projekt.
Nuk ka besuar që partitë politike shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri do të jenë aq kundër bashkimit dhe ka besuar se çfardo armiqësie politike që mund të kenë ndaj tij do ta tejkalojnë.”, u shpreh Haxhiu.