Teologu Mustafa Bajrami i reagon ashpër Dardan Molliqajn: Në paq zuzë nise luftën, ateist e farë e fëlliqur

Teologu Mustafa Bajrami dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Mustafë Bajrami, ka sulmuar me gjuhë të ulët kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, që tha se është ateist dhe kundër hapësirës që u jepet hoxhollarëve. Bajrami ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Molliqaj është “farë e fëlliqur”.

“KOMENT: Edhe unë botërisht i përgjigjem dhe e sfidoj: Në paq zuzë, hajde nise luftën që e paske ndër mend. Ta shohim se për çfarë lufte e ke fjalën. Mate veten me neve hoxhallarët dhe me besimtarët e këtij vendi.”, ka shkruar ai ndër të tjera

Pabesimtari dhe ateisti i rexhur Dardan Molliqaj kërkon që neve hoxhallarëve të na shpallet luftë frontale dhe e pamëshirshme.

KOMENT: Edhe unë botërisht i përgjigjem dhe e sfidoj: Në paq zuzë, hajde nise luftën që e paske ndër mend. Ta shohim se për çfarë lufte e ke fjalën. Mate veten me neve hoxhallarët dhe me besimtarët e këtij vendi.

Prandaj kam thënë shumë herë se fara e këtillë e ateistëve është farë e fëlliqur. Para se të jetë farë e rrezikshme, për vendin tonë e për popullin tonë…!