Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës.
“Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, ka thënë Kurti.
Ai shtoi se Kosova në aspektin ndërkombëtar po e bën detyrën e vet, “duke u rreshtuar menjëherë e pa asnjë kusht në radhën e vendeve që dënuan Rusinë e që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Sipas Kurtit, siç vepronte dikur Serbia, po vepron sot Rusia. Ai thotë se këto dy shtete kanë lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën në linjat e au.tokracisë, ag.resionit e gje.nocidit.
“Menduam se me përfundimin e Iuftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e aut.okracisë e des.potizmit, ag.resionit dhe gje.nocidit”, ka shtuar ai.