Koha kritike 10 muaj shtesë, zgjedhje apo ko nflikt në veri? / A mund të bashkohen shqiptarët në një shtet?!

Ditëve të fundit është rritur trysnia ndërkombëtare për një marrëveshje me Serbinë. Por, për të shkuar drejt saj, kanë një pengesë teknike. Një vendim i Qeverisë për ndalimin përfundimtar të targave false serbe, që i përdorin një pjesë, të kohës së Millosheviçit, nën një administrim të çuditshëm, që nuk përputhet as me ato të lëshuara aktualisht në Serbi, as me ato të Kosovës, përfundon me 31 tetor.

Vendimi ishte parashikuar të zbatohej nga 1 gushti, por qe shtyrë për dy muaj me kërkesë të ndërkombëtarëve, veçanërisht të SHBA-ve. Situata qe tensionuar shumë, në ditët e fundit të korrikut kur Serbia ia doli t’i organizonte serbët nëpërmjet strukturave kri mi nale, të cilat bashkërenduar një bojkot dhe bllokime të shumta rrugësh në veri.

Trysnia perëndimore

Së fundi kërkesa për shtyrje të zbatimit të këtij vendimi është për 10 muaj. Kjo kërkesë qe bërë fillimisht nga vendet e Kuintit ku është edhe SHBA-ja anëtare, dhe është thënë më pas në mënyrë eksplicite nga i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, gjatë vizitës në këtë javë.

Kjo kërkesë duket se po shemb ‘moralin’ e pretenduar të Qeverisë, sipas së cilës vendosja e reciprocitetit me Serbinë, është thelbësor në politikën e saj, dhe po ashtu ndalimi i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese, nga serbët si në rastin e targave me regjistrime të kohës së Millosheviçit.

Kundër kërkesës për shtyrje të vendimit të Qeverisë për targat serbe të modelit të Millosheviçit, është deklaruar për herë të dytë sot, presidentja Vjosa Osmani.

Kërcënimet, frikësimet, djegiet e shtëpive

Ajo ka vlerësuar se serbët kanë pasur kohë të mjaftueshme që t’i konvertojnë targat e veturave të tyre në RKS. “Çështja e targave mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, sepse mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, nuk janë institucionet që me vendimin e tyre ndikojnë në tensionim të situatës, por veprimet që kryejnë serbët e mbështetur nga Serbia. “Të vetmit që kontribuojnë për tensionim janë kërcënimet, frikësimet, djegiet e makinave e të shtëpive që po bëhen nga strukturat ilegale e kr imi nale, të cilat mbështeten dhe financohen nga Vuçiqi, prandaj fokusi duhet të jetë aty, te burimi i te nsi oneve, te burimi i dh unë s, te burimi i k ërcëni mit, i frikësimit e sha ntaz heve”, ka thënë ajo.

Po, sot ka folur edhe kryeministri Albin Kurti, duke e shtruar këtë si çështje të sovranitetit e integritetit.

“Sigurisht, le ta dinë të gjithë se kur ne të kërkojmë të respektojmë pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, nuk është as të mendojmë se do të tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Kjo nuk është asnjëherë e diskutueshme për ne, askund”, ka thënë sot Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së.

Një mendim më ndryshe e ka dhënë ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili përveç se e arsyeton zbatimin e vendimit të Qeverisë, parashtron dilemën nëse kjo çështje mund të presë për shkak të bisedimeve, duke argumentuar, se çështja mund të zgjidhet kur të ushtrohet kontroll i plotë i sovranitetit në veri. “Sundimi i ligjit do të arrihet kur të ushtrohet sovraniteti i plotë në veri të vendit”, ka deklaruar Mustafa.

Një mendim paksa më kompleks e ka dhënë gjenerali shqiptaro-amerikan në pension, Muharrem Maralusha.

Një referendum gjithëshqiptarë

Ai është kategorik kundër shyrjes 10 mujore për targat e Millosheviçit, madje këtë i këshillon ta bëjnë Presidentja dhe Kryeministri. Sipas tij propozimet që janë bërë janë në favor të Serbisë. “Në anën e një populli që ma shumë se një shekull kanë dh unu ar dhe kryer gjenocid ndaj Kombit Shqiptarë. Albin/Vjosa, në qoftë se keni edhe 10% dashuri dhe dhimbje për popullin që ua ka besue mandatin e udhëheqësisë, duhet me e marr të vetmin vendim ndaj këtyne ndërkombëtarëve… vendimi duhet të jetë Jo me shtymje, dhe jo me bllakada për Serbinë. Ndërkombëtarët janë tue e trajtuar Kosovën me kamxhik e Serbinë janë tue e ushqye me mjaltë dhe lugë të artë”, shkruan Maralusha.

Madje ai më parë parapëlqen dorëheqjet e tyre dhe mbajtjen e zgkedhjeve të reja, se sa të lëshojnë pe në kërkesat e fundit. Sipas tij, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin në pesë shtete e Ballkanit ku janë shqiptarët, dhe të jenë një referendum bashkimi në një shtet.

“Zgjedhjet duhet të mbahen në pesë shtetet ballkanike ku jetojnë shqiptarët dhe zgjedhjet duhet të jenë po ashtu një referendum për bashkimin e kombit, ku prej pesë (5) shteteve ta krijojnë vetëm një shtet që do të jetë vetëm i shqiptarëve”, shkruan Maralusha.

Ndoshta nëse kemi përkrahje të mjaftueshme ndërkombëtare, dhe nëse Serbia po provon të barrikadohet me Rusinë dhe forcat e saja, një përleshje e re ushtarake, Kosova dhe NATO-ja në njërën anë dhe Serbia e Rusia me miqtë e tyre në anën tjetër, mund të ishte një zgjidhje për t’i dhënë fund mashtrimeve dhe kr im ve serbe!

Por, në asnjë rast nuk mund të ecim në drejtimin e kundërt të vendimit amerikan!