Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sa përqind do të fitonte VETËVENDOSJE!?

Që nga dita kur vjen në pushtet, partia udhëheqëse e Qeverisë investon në burime përmes hulumtimeve për të matur impulsin e opinionit publik.Ashtu edhe opozita ka mjetet e saja për të matur mendimet e opinionit publik për Qeverinë dhe vetën.

Kur ka të dhëna për rënien e madhe të besimit ndaj Qeverisë bëjnë presion tek kjo e fundit për të dhënë dorëheqje, me presionin e shtuar ndaj saj. Kjo edhe është detyra e çdo opozite.Opozita në Kosovë ka filluar të shtojë thirrjet për zgjedhje nisur edhe nga largimi nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i deputetesDoarsa Kica Xhelili, që ishte pjesë e partisë politike “Lista Guxo”.

Me këtë rast Grupi Parlamentar i LVV-së në Kuvend i ka 58 deputetë. Në këtë situatë, opozita nisi të riorganizohej në terren, megjithëse matjet publike e mbajnë lart VV-në si parti e parë. Duhet theksuar që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, por edhe më herët, asnjë Qeveri në Kosovë nuk ka arritur ta përfundojë mandatin e plotë. Krejt kjo për shkak të problemeve mes partnerëve në qeverisje, duke kujtuar këtu realitetin e tanishëm të një partie që e vetme ka 58 deputetë.

Shto këtu deklarimet e opozitës “nuk e rrëzojmë Kurtin me votat e Listës Srpska”, çka e bën praktikisht të pamundur rrëzimin e saj. Qeveria mund të bie në dy mënyra: ose Albin Kurti të jap dorëheqje, ose VV-ja të ketë largime të mbi 10 deputetëve aktual. Ndonëse tek kjo e dyta ka pasur paralajmërime, por ende asgjë nuk ka zyrtarisht. Opozitës nuk i leverdisin zgjedhjet përderisa matjet e opinionit i japin përparësi të dukshme Vetëvendosjes. Po e hedh një pyetje tashmë tëpërfolur shpesh, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sa përqind do të fitonte VV-ja? ose saktësisht a do të arrinte opozita të këndellet pas debaklit të 14 shkurtit.I bindur se opozita nuk ka guximin për të iniciuar shkarkimin e tij, kryeministri Kurti jo pak herë ka ironizuar me opozitën- “E kam një lutje në fund për ju, mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej. Ju faleminderit!”

Pra, aktualisht s’mund të ketë zgjedhje, me këtë opozitë, dhe në afatin e rregullt VV-ja pritet të dali e para, në pikëpyetje është vetëm përqindja.