Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria e Ferizajt për Labinot Vitinë, i ar restu ar në rastin e njohur si ‘Brezovica’.
I dyshuari Labinot Vitia dyshohet për dy vepra penale, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dyshohet se i ka dhënë 40,000€ (katërdhjetë mijë euro) të pandehurit Bratislav Nikoliq që t`ia mundësojë ndërtimin e 5 vikend-shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë. “Ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2014-2019 në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që i ka dhënë 40,000€ (katërdhjetë mijë euro) të pandehurit Bratislav Nikoliq që t`ia mundësojë ndërtimin e 5 vikend-shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës, Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Ndërtimin dhe Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Sharri”- thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Përveç veprës penale “Dhënia e ryshfetit”, Vitia dyshohet edhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”. “Ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2014-2019 në Shtërpcë, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, në atë mënyrë që i ka dhënë 40,000€ (katërdhjetë mijë euro) të pandehurit Bratislav Nikoliq që të ndikojë në të pandehurin Dimitrije Raiçiqeviq për lëshimin e lejeve ndërtimore për 5 vikend-shtëpiza në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë” – thuhet në kërkesën e Prokurorisë e cila Vitinë e ngarkon edhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.
Lidhur me këtë ҫështje se sa të lidhur munden me qenë këta persona me politikën, ka folur njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti.Ai thotë se njerëz të lidhur direkt apo indirekt me politikën janë kryesisht pronarët e vilave kudo nëpër Kosovë.
“Njerëz të fuqishëm të lidhur direkt apo indirekt me politikën janë pronar të vilave në Brezovicë dhe kudo në vendet turistike në Kosovë. Politikanë, oligarkë, banditë dhe kr im inelë janë pjesë e vilave. Dua të besoj se këto vila edhe do të konfiskohen, jo vetëm sekuestrim”, thotë ai.
Sipas tij, me aksione të tilla, të goditet kri mi në kokë, vetëm kështu mund të frenohet e keqja.
“Mafia e ndërtimit kudo në Kosovë ka shkatërruar hapësirën publike. Brezovica është vetëm maja e ajsbergut në gjithë këtë kr im të gjatë dhe të thellë”, thekson ai.
Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në fund të muajit shtator, i cili rezultoi me 7 persona të ar re stuar, në mesin e tyre tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.