Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti, sot ka shkruar për çmimet e importit të vajit në vend ku tregon se sa është marzha e fitimit nga një litre vaj.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se nëse një litër vaj është importuar me çmim prej 1.40 euro, ndërkohë që është shitur në treg 2.65 euro. Siç thotë ai, marzha e fitimit është 1.25 euro apo rreth 47%.
“Nëse 1l vaj është importuar me çmim 1.40 euro dhe është shitur në treg me çmim 2.65 euro, marzha (bruto) e fitimit është 1.25 euro apo rreth 47%, e jo 90%”, ka shkruar Jakurti.
Sipas tij, marzha e fitimit në përqindje gjendet në përpjesëtimin e marzhës nominale me të hyrat (në këtë rast, çmimin final) e jo me shpenzimet (në këtë rast, çmimin e importit).
“Si duket sa më pak matematikë në Kuvend aq më e madhe është gjasa për saktësi”, ka shkruar ai.