Kurti në dasmën ku po martohet Andin Hoti me bashkëpunëtoren e Besnik Bislimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në dasmën e Andin Hotit, djalit të veprimtarit Ukshin Hotit.

Hoti po martohet me Kaltina Zeka që është shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

E Hoti është anëtar i PDK-së, poqë ka pasur bashkëpunime me Kurtin.
Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e tij për dasëm.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e pranon që një nga veprimtarët që e kanë frymëzuar atë në konceptin e VV-së është edhe Ukshin Hoti. /Express