Ambasada britanike del me thirrje për shqiptarët që nisen me barka drejt Anglisë

Ambasada britanike në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të cilët ndërmarrin rrugë të rrezikshme me gomone drejt Britanisë.

Ambasada ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë të mos rrezikojnë pasi mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit.Mos rreziko!”, shkruan ambasada.