Iniciativa e Minishengenit Ballkanik që nga sot do të qu.het Open Balkan apo Ballkan i Hapur. Kështu është vendosur sot në Shkup më ku.adër të “Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal” për tregti të lire, ku morën pjesë krye.ministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maq.edonisë se Veriut, Zoran Zaev.
Ndërkohë këtë nismë e ka re.fuzuar edhe njëherë Kosova, ku krye.ministri Kurti e ka quajtur projekt i Novi Sadit.
E profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një pos.timi në facebook ka komentuar takimin e sotëm në Shkup, ku si.pas tij, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë bërë aleancë me Serbinë, përcjellë “Bota sot”.
Pos.timi i plotë:
BALLKANI I HA.PUR, KOSOVA E IZOLUAR. PSE?/
Edi Rama dhe Ali Ahmeti (mban në fuqi qeverinë e Zaevit) kanë bërë sot në Shkup ale.ancë me Serbinë.
Kjo është situatë absurde për disa arsye, 1. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si shte.te anëtare të NATO-s, kanë bërë aleancë me shtetin më antiNATO në Ballkan e në Evropë, me shte.tin që faktikisht është “kolona e pestë e Putinit në Evropë.”) Kjo është ajo që shihet me sy. Ndërsa hipoteza se gjasme Serbia po kërkon një mundësi të afrohet me NATO-n e disi të çlirohet nga pre.sioni rus, mbetet të testohet.
2. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë afrim me Serbinë, marrin pje.së aktive në izolimin e Kosovës. Pra, shpërbëjnë hapësirën shqiptare dhe kom.promentojnë integrimet shqiptare, në favor të integrimit me Serbinë. Ndërsa, hipoteza se brenda kësaj struk.ture mund të akomodohet çështja shqiptare e edhe ajo serbe, pa ndryshuar kufijtë, mbetet të tes.tohet. Por, është pak e besueshme. Atë hapësirë e siguron vetëm anëtarësimi në BE.
3. Një ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji që dënon mo.himin e gjenocidit në Srebrenicë, në vend se Vuçiqi të izolohej, për mohimin që ia bën gjenocidit, Edi Rama dhe Zaevi (Zaevi është “kryeministri shqiptar” i Ali Ahmetit!) i dhanë Vuçiqit rolin e liderit në ato tre shte.te. Pra, de facto Vuçiqi është baba i miniShengenit, përkatësisht i Ballkan Openit. Ndërsa, hipoteza se ai nuk ka do ta keqpërdorë atë pozicion, nuk ka pse të testohet. Ai do ta keqpërdorë në mak.simum, veçmas në dëm të Kosovës, nëse ka mundësi.
4. Po Kosova zyrtare si po kundërpërgjgjet? Më du.ket se Kosova po sillet pak a shumë si në vitin 1912: patriarkale, folklorike, autiste. Kosova u la në bal.të edhe në vitin 1912 nga “vëllezërit shqiptarë”, por jo krejtësisht pa fajin e saj. Krerët e saj të asaj kohe nuk dinin bash qartë se çka donin. Për fund: “Ballkan Open” mund të shihet si realizim i dok.trinës së Pashiqit, “Ballkani ballkansave.”(Natyrisht, me ballkanasit Pashiqi nën.kuptonte serbët si sundimtarë të Ballkanit.) Por, tash ka një ndryshim “të vogël”: NATO është këtu dhe rrjedhi.misht formula finale do të jetë: “Ballkani në NATO.” Do s’do Serbia.