Analisti Xhevdet Pozhari ka shkruar se shpresa e opozitës është që Albin Kurti të mos e nënshkruaj Asociacionin në mënyrë që ata ta rifitojnë pushtetin. Ai ka akuzuar opozitën se ata janë në gjendje të t’i bëjnë çfarëdo lloj koncesioni Serbisë, në mënyrë që të jenë në pushtet.
“Krejt shpresa e opozitës është që Albin Kurti mos ta nënshkruajë Asociacionin dhe këta me ardh në pushtet. Sa shumë janë duke e nënçmuar vetveten. Edhe mua po më dhimbsen!
Në vend që ta pranojnë se kanë gabuar në të kaluarën, janë në gjendje t’i bëjnë çfarëdo lloj koncesioni Serbisë, veç që me çdo kusht të jenë në pushtet. Me ose pa Asociacion, Serbia kurrë nuk do të na njeh deri sa udhëhiqet nga pasardhësit e Millosheviqit dhe Sheshelit. Mos shihni andrra me sy qelë”, shkruan ai.