Gazetari dhe ish-redaktori i RTK-së, Rdivan Berisha ka njoftuar se do të intervistohet nga Policia e Kosovës nesër në ora 09:00. Berisha ka thënë se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar nga policia, por ka lënë të kuptohet se mund të lidhet me punën e tij 21-vjeçare në transmetuesin publik.
” Nesër në ora 9:00, do të intervistohem (nuk e di në çfarë cilësie) nga policia, nuk di shumë hollësi. E di një gjo, që asnjëherë për 21 vjet që isha në RTK, nuk kam pasur të drejt të nënshkruaj kontrata me askë, për asgjë!”, ka shkruar ai.
Berisha i është drejtuar edhe drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj duke thënë se nuk mundi ta shantazhojë sa ishte ushtrues detyre, por sipas tij, ka ndikuar te prokuroria që t’i konfirmohet një aktakuzë për keqpërdorim.
“Shkumbin Ahmetxhekaj nuk ia ke arritur të më shantazhosh për sa kohë që ishe U.D. Tash, përballu, mos ik si tizarë që je, trego si i konsumove veprat penale (Hollesitë, përse, do r’i shihni të faktuara në ditët në vijim në mediumin që e menaxhoj), kush ndikoi, kush ishte një person i njohur publik, që ju e përdorët, për të ndikuar te prokuroria, që ndaj jush të mos konfirmohet aktakuza për keqpërdorim…! Do të flasim me e mbiemra…! Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, pushtetin e keni, edhe ‘zallogat’ po, bash në krye të RTK-së, gojën nuk mund të ma ndalni, për asnjë çmim! Kot e keni!”, ka shkruar Berisha.