Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se sa më shpejt Serbia të pranojë se “nuk dëshiron” të jetë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe se “nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”, duke shuar se marrëdhënia ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimi racional”.
“Nuk është çështja nëse duam të anëtarësohemi në BE, është çështja nëse BE-ja do Serbinë. Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur që po na ekspozojnë për të njohur Kosovën, për të shfuqizuar RS dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk nuk na duan”, tha Vulin për Večernje Novosti.
“Me humbjen e pavarësisë politike, anëtarët e BE-së kanë filluar të humbasin edhe fuqinë e tyre ekonomike. Me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, BE-ja është bërë një klub vendesh që kishin të paktën një ndarje nën Stalingrad dhe ata po ndjekin një politikë të tillë tani”, thekson Vulin, duke përcjellë kështu një lloj euroskepticizmi, si dhe një lloj euforie të fshehur për goditjen që morri Europa ndaj Brexit.
Ai deklaroi se BE-ja si aleancë është “një gjë e së kaluarës”, sepse me humbjen e pavarësisë politike, vendet e BE-së “u bënë territore, jo shtete”.
Kujtojmë se kohë më parë, kryeministri Rama e cilësoi Vulinin si një “gomar”.