Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është përballur pothuajse me një pyetje jo fort të këndshme në emisionin debat.
Ishte analisti Ylli Raçi i cili e pyeti atë se cili është përkushtimi i Abdixhikut që në të ardhmen e tij politike ta ketë një distancë me disa figura politike.
“A mund të thotë sot Lumir Abdixhiku që simbolet e korrupsionit nuk do të jenë pjesë e projekteve të mia politike në rrugën ekonomike?”, pyeti Raçi.
closevolume_off
E për këtë, Abdixhiku ia ktheu duke thënë se “çka është kjo pyetje?”.
Megjithatë, ai tha se çdo propagandë që vjen nga Qeveria Kurti është e rrezikshme.
“Të jesh i pakorruptuar është bazament”, theksoi Abdixhiku.