Edita Tahiri thotë se marrëveshja finale me Serbinë është drejt fundit dhe po fshihet nga Qeveria

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë është drejt fundit.

Tahiri në shkrimin e saj në Facebook, pretendon se Qevera po e fsheh marrëveshje.

Ajo ka ngritur dyshime nëse Qeveria edhe miratimin e marrëveshjes finale do të bëjë të fshehur.

“Marreveshja finale drejt fundit, me kujdes po fsheh qeveria. A thua edhe miratimin e marreveshjes finale me Serbine do ta bej te fshehte?”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, presidenti i Serbisë në një deklaratë të bërë të hënën ka thënë se marrëveshja është çështje javësh.