Zëdhënësi i PDK-së bëhet viral: Duhet të reformohemi, sepse s’mund t’ju bëjmë budallë

I ftuar në Prime Time, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu ka bërë një deklaratë të çuditshme.

Gjatë përballjes me gazetarin ai ka treguar pse kjo parti po reformohet.

“Nëse nuk na zini besë neve si PDK, po ju them se ne po reformohemi sepse nuk kemi qare pa u reform. Po reformohemi se e dimë që nuk mundemi me iu bo budallë…aq më shumë pas 14 shkurtit të këtij viti”, ka thënë Abdullahu.