Futbollistët “çmenden” për të, por është e pabesueshme vlera monetare e Topit të Artë

Karim Benzema e ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2022.

Sulmuesi i Real Madridit e fiton këtë çmim për herë të parë në karrierë, shkruan Gazeta Express.

Ëndrra e të gjithë lojtarëve të futbollit është fitimi i Topit të Artë, çmimit më prestigjioz individual.
Por, nuk do ta besoni se sa lirë kushton ai.

Topi i Artë raportohet se kushton rreth 3 mijë eurove. Ai është 31 centimetra i gjatë dhe 23 centimetra i gjerë dhe peshon pak mbi shtatë kilogramë. /Gazeta Express/