Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dyshohet se 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, është the rur me thi.kë për vde.kje nga një koleg i tij i punës në Mynih.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve, raporton mediumi gjerman TZ.
Autori i vr.asj.es dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka pla.go.sur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.
Dy viktimat ishin shtrirë në spital që në mëngjesin e së shtunës, menjëherë pas sulmit. Megjithatë, policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari ka vde.kur. Më parë ishte tentuar që atij t’i shpëtohej jeta përmes një operacioni urgjent.
Siç raportohet viktima është Nehat Elshani nga Prizreni.
Lajmin për vde.kj.en e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i vik.timës. Agron Mazrek në një prononcim për Sinjalin tha se Nehati ka punuar në Gjermani, por s’ka detaje për tragjedinë që ka ndodhur.