Si serbët po i largojnë shqiptarët nga Lugina e Preshevës?

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, mbrëmjen e kësaj të diele kanë trajtuar një problem shumë shqetësues mbi atë se çfarë po ndodh me shqiptarët e Kosovës në Luginën e Preshevës, Medvegje dhe Bujanoc.

Qytetarët shqiptarë të Komunave të Preshevës, Bujanoicit dhe Medvegjes ankohen se pala serbe po përdor një strategji për të larguar shqiptarët nga Lugina e Preshevës, përmes mosregjistrimit.

Sipas deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, serbët nuk regjistrojnë popullsinë shqiptare, me qëllim që t’i nxjerrin ata pakicë, por edhe për të braktisur shtëpitë e tyre.

Ata kërkojnë ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës për t’i ndihmuar që zëri i tyre të dëgjohet sa më shumë.

Ndërkohë që ju bëjnë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës që me nisjen e procesit të regjistrimit të mos tregohen më pasivë, por të regjistrojnë emrin e tyre si banorë të zonës.

VIDEO