Xhevdet Pozhari ‘godet’ rëndë qeveritë e kaluara, tregon milionat që Vetëvendosje i’a shpëtoi Kosovës

Njohësi i ҫështjeve politike, Xhevdet Pozhari në një shkrim të tij në Facebook ka përmendur të bëmat e Qeverisë Kurti krahasuar me ato të qeverive të kaluara, kryesisht në fushën e infrastrukturës.

Pozhari thotë se Ministria e Infrastrukturës i ka zhbllokuar 20 kontrata në të cilat nuk është punuar fare me vite.

Tutje ai shkruan se, ‘është ndërpre projekti i rrugës Kijev – Zahaq e cila buxhetit të Kosovës do t’i kushtonte 240 milionë euro. Sipas projektit të ri që që do të nis vitin e ardhshëm, i njëjti projekt do të realizohet për 90 milionë euro. Pra, vetëm nga ky projekt shpëtohen 150 milionë euro’.

Ai jep edhe informacione të tjera më poshtë:

Këta që po kërkojnë asfalt dhe po pyesin se çfarë ka bë Qeveria në këtë drejtim, nuk duan të tregojnë ose nuk i dinë disa fakte:

– Ministria e Infrastrukturës i ka zhbllokuar 20 kontrata në të cilat nuk është punuar fare me vite. Pra, veç janë nënshkruar dhe kurrë askush nuk e ka marr asnjë veprim tjetër. Shumica e tyre tashmë kanë përfunduar.

– Pushtetet e kaluara e kanë lënë këtë ministri me 182 milionë euro borxh për shpronësime, ndërsa në buxhet kanë qenë veç 2.2 milionë euro. Përkundër kësaj, deri më tani janë paguar 24 milionë euro, ndërsa për vitin 2022 janë ndarë 57 milionë euro buxhet. Shkurt, ata që ishin e kanë bë pleh, e këta po mundohen diqysh me e pastru.

– Është ndërpre projekti i rrugës Kijev – Zahaq e cila buxhetit të Kosovës do t’i kushtonte 240 milionë euro. Sipas projektit të ri që që do të nis vitin e ardhshëm, i njëjti projekt do të realizohet për 90 milionë euro. Pra, vetëm nga ky projekt shpëtohen 150 milionë euro. Se ku do të përfundonin këto mjete nëse nuk do të ishte VV në Qeverisje, nuk besoj se e keni vështirë ta paramendoni!

Nëse jeni lodhur duke lexuar për parandalimin e projekteve korruptive, nuk ua kisha sugjeruar të vazhdoni më tutje, sepse po ashtu janë rregulluar paramasat për mirëmbajtje të rrugëve ngaqë kanë pasur shume pozicione të duplifikuara qëllimshëm. Vetëm në mirëmbajtje rutinore shpëtohen më shumë se 10 milion euro në secilin vit! Edhe këto ua kanë tha gojën atyre që kanë synuar t’i shtijnë në xhep.

Nëse ju kujtohen kronikat e zeza kur shumë aksidente ndodhnin edhe shkaku i mungesës së sinjalizimit, do të duhej ta mbani në mend se 37% e territorit të Kosovës ka qenë pa kontrata që nga viti 2017. Tashmë është mbuluar gjithë territori i vendit. Më shumë siguri për jetë në komunikacion.

Sot në Aeroportin e Prishtinës nuk anulohet asnjë fluturim për shkak të mjegullës. Shkaku i investimeve, është dyfishuar numri i fluturimeve.

U lodhet, po? Ka ende!

– Ka filluar studimi i fizibilitetit për të gjitha linjat hekurudhore ne Kosove. Ndërsa projekti kryesor do të jetë linja hekurudhore Durrës – Prishtinë.

Po ashtu, shqiptaria do të bashkohet edhe me rrugën Prizren – Tetovë, derisa tash është faza e hartimit të projektit.

– Deri më tani, janë zgjidhur të gjitha problemet pronësore dhe ato me projektet për autostradën Prishtinë – Gjilan dhe rrugës Prishtinë – Mitrovicë. Të dyja këto përfundojne vitin e ardhshëm.

– Me Republiken e Shqipërisë janë bërë marrëveshje që të rregullohen të gjitha rrugët në brezin kufitar që lidhin vendbanime andej e këndej kufirit.

– Është në finalizim e sipër projekti për rrugën Prishtine – Podujevë. Tenderët për të cilët janë përmallu shumë opozita, do të hapen shumë shpejtë për të gjitha llotet deri në Prishtinë. Por, ndryshe nga herave të kaluara, së pari do të bëhet shpronësimi e mandej ndërtimi i rrugës që të mos ketë më ngecje në dinamikë të punimeve.

– Po ashtu, është faza finale e tenderit për mirëmbajtjen investive. Këto kontrata të ndara në tri llote do të kujdesen për sanimin e dëmtimeve në të gjitha rrugët regjionale e nacionale.

Ka edhe shumë informacione të tjera, por s’po i ndaj se ju bëjnë zarar atyre që janë mësuar të flasin përmendësh!