Kleriku radikal serb pavetëdijshëm i bën favor Kosovës, u tregon serbëve se në Prizren mund të ecësh lirshëm

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije që do të shugurohet në Manastirin e Patrikanës së Pejës në Kosovë më 14 tetor ka vizituar Prizrenin.

Në një video të publikuar në Twitter, ai shihet së bashku me peshkopin Teodosije dhe klerikë të tjerë të Kishës Serbe duke ecur nëpër rrugët e Prizrenit.

Shëtitja e tyre në Prizrenin e lirë ua dëshmon jo vetëm klerikëve nacionalistë që mbjellin urrejtje ndaj Kosovës, se gjendja është krejtësisht ndryshe nga ajo që raportohet e propagandohet në Serbi.

“…duke bashkëvepruar miqësisht dhe duke biseduar me njerëzit dhe duke blerë disa produkte shtëpiake. Ai erdhi me mesazhin e paqes”, thuhet në njoftimin e Kishës Serbe.