Gazetarja Eriza Zykaj nga Brukseli është lidhur në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7 për të folur lidhur me diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën të Grupit Punues për Viza të Këshillit të BE-së që është mbajtur sot në Bruksel.
Zykaj ka thënë se burimet e saj, zyrtarë të BE’së e kanë përgënjeshtruar lajmin se Franca po e kushtëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ajo tha se Franca është pro liberalizimit të vizave, bashkë me të gjitha shtetet anëtare të BE’së.
“Burimet e fundit më kanë shpjeguar nga diplomatë dhe zyrtarë të BE’,së që nqë fakt përgënjeshtrohet lajmi që Franca kondicionin liberalizimin e vizave për kosovarët. Këto burime pohojnë se në parim Franca është pro me të gjitha shtetet anëtarë të BE;së dhe sot nuk ka pasur asnjë shtet kundër në parim për liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha ajo.
Tutje, Zykaj tregoi pse tani u kërkua integrimi në sistemin ETIAS për Kosovën.
“Ata kanë theksuar se Franca nuk është kundër, është pro, por duke qenë se sistemi ETIAS hyn në fuqi në vitin 2023 atëherë për Kosovën dhe shtetet e tjera do të kërkohet aplikimi, integrimi i Etias në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas burimeve, kjo nuk ka të bëjë vetëm për Kosovën, sepse kjo sipas tyre është zbatuar edhe për Katarin e Kuwaitin”, tha ajo.
Mes tjerash, gazetarja Zykaj tha se në dhjetor mund të ketë vendim final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Duke ju besuar këtyre burimeve, duket se vërtet mbetet një cështje e diskutimit të mëtutjeshëm, por jo me pabesim sic po mund të artikulohet nëpër media. Jo aspak, vërtet që është drejtimi pozitiv, do të duhet që Qeveria e Kosovës t’i konsiderojë ato…Në dhjetor mund të shkohet me vendimin final”, tha ajo.