Rron Gjinovci, arbitri i vetëshpallur i cilësisë së arsimit dhe tmerri i mësuesve kosovarë, u hodh në aksion që edhe në gjeopolitikë të gjejë zgjidhje të denjë pas mos liberalizmit të vizave për Kosovën. Propozimi i tij është sulm në të katra anët nga autoritetet kosovare, si në diplomaci e në teren me ushtri, transmeton Gazeta Metro.
Kushtëzimi i këshillit të BE’së për liberalizim të vizave për Kosovën u njoftua sot dhe sipas asaj që përflitet, do të jetë e vështirë të miratohen së shpejti me ato kushte. Rron Gjinovci shkroi në llogarinë e tij në rrjete sociale se po të kishte dinjitet në Kosovë siç u shpreh, reagimi i Kosovës do të duhej të ishte agresiv.
‘Ta kallim lojën’ shkroi Gjinovci me entuziazëm. Megjithëse e nisi komentin me dyshim se do të gjendet dinjitet që është i nevojshëm për reagimin që qenka i nevojshëm sipas tij.
“Me pasë këtu dinjitet, Qeveria ndërpren çdo bashkëpunim me Francën fillimisht, ia përcjell ambasadorin në aeroport, mandej ndërpren diskutimet me BE-në, i ndërpren negociatat me Serbinë, e çon FSK-në në veri, porositë armë me ato 600 milion që janë mbledhë edhe deklaron: u kall loja!”
Gjinovci më tej e ndërlidhi kushtëzimin e liberalizmit direkt me dialogun me Serbi në Bruksel dhe si rrjedhojë do të duhej të ndërpritej bashkëpunimi me Bashkimin Evropian./gazetametro.net