“VV janë hajna…Hajni e sheh hajnin”, çfarë deshi të thotë Haradinaj me këtë deklaratë?

“Vetëvendosje janë hajna, kanë qenë hajna gjithë kohën, se a e ke pa që thojnë hajni e sheh hajnin” – është aforizma e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që nuk u kuptua nga publiku.

Fjalinë e shkurtër dhe enigmatike, Haradinaj e përcolli me një nënqeshje dhe nuk dihet nëse ju referua vetës si ‘hajn’ që po e detekton hajninë e Lëvizjes Vetëvendosje, apo pati një batutë tjetër në mendje që nuk u kuptua nga të tjerët.

“Vetëvendosje janë hajna, kanë qenë hajna gjithë kohën, se a e ke pa që thojnë hajni e sheh hajnin” – tha ai.

I pari i AAK-së është i njohur për deklaratat e tij brutale dhe kritikat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Hiç më larg se sot, Haradinaj kritikoi Kurtin në lidhje me shtesat për pensionistët, duke i thënë se shteti nuk mbahet me “vitra”.

Derisa, nuk janë të rralla rastet kur ai e quan Kurtin si një mashtrues ordiner.

Ndër tjerash, Haradinaj hodhi edhe dyshime për trajtimin e Albin Kurtit në burgjet e Serbisë gjatë viteve të luftës. Ai deklaroi Kurti ishte trajtuar mirë në kohën sa kishte qenë në burg, madje Haradinaj e komentoi edhe intervistën e tij që e kishte dhënë nga burgu, ku tha se e raporti i Kurtit me Serbinë është e dyshimtë.

Kjo deklaratë pastaj u pësua me shumë zhurmë e reagime nga ana e këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj, i cili përdori gjuhë linçuese ndaj Haradinajt, duke i dalë në mbrojtje Kurtit.

“Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllezërit e tij”, ishte deklarata e Ferajt që nxiti reagime të shumta.