Legjendar e futbollit Thierry Henry, duke përdorur shembullin e tij, u përpoq t’i shpjegonte Kylian Mbappes se si të përballet me situatën aktuale në të cilën ai gjendet dhe nuk është i kënaqur në PSG.
Pa hyrë në problemet që Mbappes që ka me drejtuesit e PSG-së dhe atmosferën përgjithësisht të keqe që është krijuar rreth klubit, Henry tha se Mbappe duhet të respektojë në çdo moment stemën për të cilën luan dhe se në asnjë moment nuk duhet të tregohet se ai është më i madh dhe më i rëndësishëm se klubi.
Krahas kësaj, ai, duke përdorur shembullin e tij, i ka shpjeguar se ndonjëherë gjërat në futboll nuk janë ideale, por se duhet bërë sakrifica për skuadrën.
“Askujt nuk i pëlqen të bëjë atë që nuk është e mirë. Por ka diçka që është më e madhe se çdo gjë tjetër, dhe kjo gj është klubi. A e bënë atë të ndihet sikur klubi është gjëja më e rëndësishme apo se ai ndihet më i rëndësishëm se klubi?”, ka thënë fillimisht Henry.
Tutje lojtari që fitoi çdo trofe të madh në karrierën e tij me Francën, por edhe me klubet si Arsenal dhe Barcelona, ka treguar një shembull të tijin.
“Unë do të përdor shembullin tim. Unë e urreja të luaja në krahë në Barcelonë, por e bëra atë për ekipin. Nuk e di sa gola kam shënuar në karrierën time, por më duhej të luaja në fund të fundit aty ku thoshte trajneri. Nuk kam dëgjuar askënd të thotë se është një ‘gjest i bukur’”.
Së fundi, ai i dërgoi një mesazh të qartë Mbappes dhe e këshilloi se si të sillet në periudhën e ardhshme.
“Ekziston vetëm një rregull: Nëse trajneri ju kërkon të bëni diçka, bëjeni për të mirën e të gjithë ekipit. Nëse është e keqe, atëherë debato më trajnerin”, nënvizoi Henry.
Kujtojmë se mediat franceze publikuan dje informacione se Mbappe dëshiron të largohet nga PSG-ja tashmë në janar, kur ka vetëm gjysmë viti që ka vazhduar kontratën deri në vitin 2025. /Telegrafi/