Tomë Gashi merr nën mbrojtje bashkëshorten e gazetarit Arben Ahmetit

Javë më parë, gazetari Arben Ahmeti, njëherit drejtori i Kanal10 ishte arrestuar nën dyshimet për dh.unë në familje.

Ahmeti ishte ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit, nën dyshimin për dhu.në ndaj bashkëshortes së tij, pas një konfIikti verbal.

Arben Ahmetin e mbron avokati Besnik Berisha, i cili lidhur me rastin kishte deklaruar se nuk bëhet fjalë për dh.unë fizike, por për mosmarrëveshje verbale.

Ndërkaq, sot avokati Tomë Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se do të jetë mbrojtës i bashkëshortes së Arbenit, Valentina Ahmetit në përballje gjyqësore.

“Kur klienti është i sinqerte, rasti fitohet lehtë, sepse Gjykata vendos drejtë”, ka shkruar Gashi në Facebook në mbishkrimin e fotografisë ku shihet bashkë me Valentina Ahmetin.