“Shqiptari e ka inatin e madh”/ Zbulohet se a folën mes vete Remzia e Mihrija në dasmën e Shkurtës

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar, shkruan pemajetes.com.

Të ftuar ishin edhe shumë fytyra të njohura publike, njëherit miq të këngëtares. Nuk thuhet kot se “Shqiptari e ka inatin e madh”. E pas deklaratës virale të Remzie Osmanit dhënë për emisionin “Mirage”, se nuk e ftoi në fejesën e djalit, Mihrije Braha, bashkë i bëri dasma e djalit të Shkurte Fejzës.

Në storjen e përgaditur, mund të shikoni një moment tejet interesant. Tek sa Remzia është duke kënduar, kamera fokuson tavolinën ku ishin Mihrija dhe Naimi.

Naimi shihet duke kërcyer me këngën e Remzies, por Mihrija, për një moment harron arsyen se pse kamera është duke i marrë ata pikërisht sa është Remzia duke kënduar. Për ta rregulluar këtë hamendje, Mihrija bën një veprim, i cili me siguri se do t’ju bëjë të qeshni.

“O kuku për neve horë na batë. Shiko, tani përtej shakave, Remzia nuk e besoj që e ka pas qëllim” dëgjohet duke thënë Mihrija në intervistën e saj për Mirage.

Gazetari i bën pyetjen direkte Mihrijes nëse ka folë apo jo me Remzien. “Pasi gjithçka ka nisë këtu në Mirage, desha me ju pyet a keni folë me Remzinë?”, e pyet gazetari Mihrinë, ku kjo e fundit ishte bashkë me Naimin.

“Po si jo, apsolutisht që po, ne Remzien dhe Halilin i kemi ndër miqtë më të mirë”, thotë Naimi. Kur përgjigja i kërkohet Mihrijes, ajo thotë: “Po, po jemi përshëndetë si jo”.

Shkoni videon për më shumë: