Ushtari shqiptar në ushtrinë greke ia thotë këngës shqipe, çmendet gazetari grek [video]

“Ushtria greke ka rënë! Këngë shqiptare gjatë shërbimit në ushtrinë helene”, këto janë fjalët e gazetarit grek, Andreas Mountxouroulias, lidhur me një video që qarkullon në rrjetet sociale.

Në video duket një i ri me origjinë shqiptare, i cili këndon shqip, teksa është i veshur me uniformën e ushtrisë greke. Kjo duket se ka prekur frymën nacionaliste të gazetarit grek.

Sipas tij, të kënduarit shqip gjatë shërbimit në ushtrinë greke është diçka e papranueshme, e për këtë arsye ai shkruan në Twitter se ushtria helene ka rënë.

Gazetari paralajmëron se në pak ditë do të publikojë një artikull dedikuar këtij fenomeni shqetësues, sipas tij.