Duke folur përballë ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se emërimi i tij ministër ishte shpresëdhënës për kulturën, por e ka kritikuar për lëvizje me hapa të ngadaltë drejt reformave.
Gashi ka përmendur disa prej ministrave të kaluar të kulturës që kishte emëruar LDK-ja, duke thënë se ata emra e tmerrojnë.
“Kur i këqyri ministrat e kulturës që i ka servu LDK-ja, tmerrohem. Për shembull, e ka bë ministër Astrit Haraqinë. A e di çfarë ofendimi është kjo? Ta ka bo ministër të kulturës Lutfi Hazirin. A e di çfarë fyerje është ky? Ka vazhdu me Skender Hysenin. Dhe në fund ta ka bo ministër një anëtar të Akademisë, që kërkush nuk e njeh për ndonjë publikim, as brenda Kosovës. E ka përmbyllë me një minsitër profesor të gjuhës shqipe, që nuk di shkrim e lexim”, ka deklaruar Gashi në Pressing të T7.
Sipas Gashit, emërimi i Çekut në këtë ministri ishte shpresdhënës, por e ka kritikuar për ngadalësi në punë.
“Kur Kurti ka vendosur që ta bëjë ministër Hajrulla Çekun, kjo të qetëson pak. Por ajo që të shqetëson, është që kanë kaluar 17 muaj dhe punët po ecin me hapat e breshkës. Kjo po më shqetëson pak. 100 ditë nuk ju ka mjaftu me skanu gjendjen dhe kanë kjaluar 18 muaj që ta skanoni gjendjen. Pse duhet me pritë 18 muaj Ligjin për Kulturën? Janë shumë 18 muaj. Duhen 6 muaj, qe hajde shkojmë 12, por 18 muaj janë shumë”, ka thënë Gashi. /GazetaExpress