Në vitin 1963 një burrë po kryente disa punime rinovuese në shtëpinë e tij. Pasi shembi një mur, zbuloi një tunel që të çonte në një seri me dhoma e tunele të tjera.
Kështu e zbulua nga studiuesit e gjithë përmasa e Derinkuyu-t, një ‘qyteti’ të nëndheshëm.
Afro 85 metër poshtë majave të famshme të Kapadokias në Turqi, Derinkuyu ka 18 nivele me tunele dhe mendohet se mund të strehonte afro 20 mijë persona.
Sistemi i dhomave, mënyra e ajrosjes dhe puset e ujit, e bëjnë këtë ‘qytet’ të nëndheshëm një prej vendeve më të veçanta në planet.