Sot ky baba mund ta shtrëngojë rreth vetes djalin e tij, i cili vetëm një vit më parë qëndronte i shtruar në spital, i prekur nga sëmundja e dhimbjet.

Sot ky baba mund ta shtrëngojë rreth vetes djalin e tij, i cili vetëm një vit më parë qëndronte i shtruar në spital, i prekur nga sëmundja e dhimbjet.

Një vit më parë, zemra i rrihte fort sa herë dëgjonte zilen e celularit, pasi i frikësohej më të keqes… se gjendja e të birit mund të ishte përkeqësuar. Aureli kishte nevojë për kurim jashtë shtetit, por familja nuk i kishte mundësitë financiare.
Falë Zotit që ka shqiptarë bamirës, të cilët u bënë bashkë përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Fondet e nevojshme për kurimin e Aurelit u mblodhën dhe ai u nis jashtë shtetit.

Sot ka kaluar afro 1 vit nga ajo kohë dhe Aureli është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai vijon shkollën, jetën e fëmijërinë e tij, të cilën për një kohë ia ‘rrëmbeu’ sëmundja. Por më të lumtur se Aureli, janë prindërit e tij… dhe kjo duket lehtësisht në sytë e tyre të buzëqeshur. Sot, djali i tyre, gëzon shëndet.

“Sot jam shumë i lumtur që djalin e kam pranë. Nuk ma merrte mendja se do të ndodhte një mrekulli e tillë.”-tha për “Shqiptarët për Shqiptarët” babai i Aurelit.

“Nuk do ua harroj kurrë ndihmën, derisa të marr frymë.”-thotë nëna e Aurelit, ndërsa ai vetë ka një falenderim për të gjithë ata që kontribuan për kurimin e tij.

“Gjërat shkuan shumë mirë. U kurova. Tashmë kam ardhur pranë familjes, shokëve, shkollës… unë dua të falenderoj shqiptarët që më shpëtuan jetën. Shumë faleminderit.”