Video e 12 qershorit 1999, largimi i forcave serbe “Tigrat e Arkanit” nga Prizreni

Ushtarë dhe paraushtarakët serbë të përfolur se ishin pjesë e njësisë elitare “Tigrat e Arkanit” ishin parë duke u larguar nga qyteti Prizrenit vonë më 12 qershor të vitit 1999.

Agjencia e lajmeve Associated Press kishte raportuar për këtë duke thënë se trupat e rregullta të ushtrisë serbe kishin filluar të tërhiqen nga Prizreni.

“Ata po tërhiqeshin nga Prizreni nën mbikëqyrjen e trupave të KFOR-it. Por tërheqja nuk ishte pa incidente, me raportime për plaçkitje dhe djegie të reja të shtëpive në lagjet e dikurshme të shqiptarëve”.

“Tanket dhe ekuipazhet e KFOR-it i zunë pozicionet në Prizren për të mbikëqyrur atë që dukej të ishte fillimi i tërheqjes së trupave serbe nga qyteti. Një kolonë e automjeteve të ushtrisë, duke përfshirë kamionë, xhipa dhe disa pajisje të rënda, u panë duke u larguar në kolonë”.

“Shumë nga kamionët ishin të hapur dhe trupat serbe dukeshin qartë në pjesën e pasme. Shumica ishin ende të armatosur rëndë dhe shumë prej tyre dukeshin sfidues përballë tërheqjes. Dhjetëra makina civile dhe furgona ishin gjithashtu në radhën e automjeteve që po dilnin jashtë qytetit. Mendohet se disa prej tyre përmbanin anëtarë të njësisë paraushtarake famëkeqe ‘Tigrat e Arkanit’”, thuhet në artikullin e AP-së.

Tutje, AP kishte shkruar se derisa largoheshin forcat serbe shkatërronin lagjet, thuhet se disa trupa të NATO-s kishin parë shtëpi prej të cilëve akoma dilte tim dhe flakë.