Tavë vjeshtore me perime të stinës për 5 minuta

Tavë vjeshtore me perime.

Përbërësit:

2 kunguj
2 patëllxhanë
2 patate
2 qepë
2 thelpinj hudhër
3 speca
2 karrota
2 domate
1 spec djegës
Vaj ulliri
Kripë, piper
Erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Presim të gjitha perimet në kubikë mesatare dhe i vendosim në një tas të madh ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. I trazojmë mirë dhe më pas i vendosim perimet në një tavë balte duke shtuar pak ujë. E mbulojmë tavën me një letër pjekje të lagur dhe e vendosim në furrë në temperaturën 150 gradë duke i lenë perimet të gatuhen në proces termik. Në minutat e fundit e largojmë letrën e pjekjes dhe i lëmë perimet të marrin një ngjyrë të lehtë në sipërfaqe.