Analisti politik Xhevdet Pozhari thotë se brenda 10 vjetëve janë përvetësuar 370 milionë euro prej 10 terminaleve që janë kontrolluar nga njerëzit e fuqishëm të politikës.
Përmes një postimi në Facebook, Pozhari thotë se me këto para janë hapur portale e televizione.
Ai ka përmendur edhe Sami Lushtakun i cili pak ditë më parë tha se më shumë e respekton një serb të Beogradit sesa Albin Kurtin.
Ai shkruan se, janë bërë milionerë dhe për të mbrojtur pashallekun e tyre ishin në gjendje që t’i falin edhe tokë Serbisë.
Pozhari ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti do të ua nxjerr prej hundësh.
Reagimi i plotë:
37 milionë euro janë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve, të cilat kryesisht janë kontrolluar nga njerëzit e fuqishëm të politikës.
370 milionë euro për 10 vjet.
Sa portali e televizioni mund të hapet me këto pare! Pak po shkruajnë kundër Albin Kurtit sikundër ua ka tha kaqepin duke ia kthyer terminalet shtetit.
Që kishte me thënë Sami Lushtaku, ma shumë duhet me e respektu një serb të Beogradit sesa këtë kryeministër që ka vendos me i shkul rrënjët e krimit dhe korrupsionit.
Nuk keni faj, jo! U bëtë milionerë dhe për të ta mbrotjur pashallekun tuaj ishit në gjendje të bëni lloj lloj koncesione, madje edhe t’i falnit tokë Serbisë.
Veç qai Albin Kurti që e njoh unë, për hundësh ka me ua nxjerrë!