Mihrija tregohet ‘koprrace’, zbulon dhuratën e saj në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës

Është ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.

Mihrije Braha krahas muzikës, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Mihrija ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, mirëpo me postimet e saj gjithmonë e mbanë afër publikun e saj besnik, shkruan ORAinfo.

Muaj më parë ajo është bërë edhe vjehërr, pasi fejoi djalin e vetëm, Platorin, duke organizuar kështu një ftesë të madhe.

Këtë vikend, Mihrija ka marrë pjesë në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës.

Mihrije për mediat e vendit ka treguar edhe për dhuratën që ka dërguar në dasmën e djalit të shkurtës.

“Një zarf me një jeshile, që mendon se jemi në rregull”, ka thënë ajo, duke sqaruar se bëhet fjalë për 100 euro që ka dhuruar. /ORAinfo/