Shkurte Fejza ka veç një kërkesë nga djali dhe nusja e saj që u martuan, ja cila është

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi familjar.

Gazetar: Shpend Lipa

Për T7, Shkurte Fejza shprehu gëzimin e saj dhe njëherësh pati një kërkesë nga çifti. “Uroj që së më shpejt të më bëjnë gjyshe”, tha këngëtarja e njohur.

Në këtë aheng familjar të pranishëm ishin emra të njohur të muzikës e politikës, si: Ilir Shaqiri, Remzie Osmani, Mihrije Braha, Gili, Miranda Hashani, Ramush Haradinaj, Lulzim Basha etj.

Ata patën urimet më të mira për çiftin.

Gjithë atmosferën nga dasma mund ta ndiqni në videon më poshtë.

VIDEO KËTU