Në vazhdimsi partitë opozitare po kritikojnë qeverinë Kurti, madje edhe po bojkotojnë seancat parlamentare.
Është AAK-ja ajo që kërkon rrëzimin e Qeverisë, duke përmendur edhe revoltat.
Natyrisht kjo parti në vazhdimsi kërkon kaos, dhe parashtrohet pyetja pse kjo parti gjithmonë kundërshton pozitën?
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.
Ai për gazetën u shpreh se që nga 14 shkurti i vitit 2021, kryeministri Kurti ka sjell frikën tek opozita e tashme.
“Që nga 14 shkurti i vitit 2021 kur kishim zgjedhjet e fundit dhe kur ndodhi ajo që pritej fitorja plebishitare e Lëvizjes Vetëvendosje. Të gjitha partitë që ishin në pushtet për mbi 20 vite tani janë disi si në vaj. Disi si të çorientuar sepse Albin Kurti në cilësinë e kryeministrit iu a ka prish shumë matematikat dhe i ka bërë të jenë shumë të zymtë, shumë të vrazhdë në deklarimet publike dhe aq as që po munden me fshehur frikën nga ndryshimet që kanë ndodhë deri më tani”, u shpreh ai.
Avokati tutje thotë që me Vetting do të bëj revolucion në drejti dhe jo vetëm zyrtarët e AAK port ë gjith zyrtarët e tjerë do të kenë humbje të mëdha.
“E që është vetëm fillimi i normalizimit të shtetit të Kosovës me Albinin po vij ligji antimafia, po vjen ligji për konfiskim të pasurië së pajustifkueshme. I ka ardhur fundi më pas edhe rrogës kinse të vogël në qeveri e me fitime të mëdha.
Po vjen edhe Vettingu që do të bëjë revolucion në drejtësi e në sundim të ligjit dhe jo vetëm zyrtarët e AAK janë të vrazhdë në deklarime publie qoftë në Kuvend qoftë në media e kudo të munden dhe kjo është nga frika e humbjes së benefiteve që ia kanë krijuar vetës për 20 vite”, tha avokati.
Gjithashtu ai cek faljen e territ të Kosovës, Malit të Zi e që kjo nuk mund të gëlltitet nga qytetarët e vendit.
“Këtë e di që kushdo qoftë që është ligji do të vlejë njejtë dhe sa më shumë që kanë humbë e që mund të humbin aq më të vrazhdë janë dhe normalisht që ajo është më e dhimbshmja, falja e teritorit të Kosovës, Malit të Zi, vështirë që mund ta gëllitis dikush e ta harrojë qytetarët e Kosovës”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.