Aventura e mësueses zëvendësuese në Mykonos, e cila nuk përballonte dot qiranë e shtëpisë, pa llogaritur ujin dhe energjinë, ka pasur fund të lumtur.
Mësuesja, e lumtur që kishte gjetur një zgjidhje për problemin e saj, kontaktoi me mediat greke dhe raportoi se një burrë nga Mykonos e dëgjoi ankthin e saj dhe i ofroi t’i jepte me qira një banesë të mirë për çmimin 450 euro , duke siguruar internet falas dhe duke mbuluar faturën e energjisë.
” Për fat të mirë në ishull ka njerëz që kuptojnë dhe janë të gatshëm të ndihmojnë “, shtoi mësuesi zëvendësues.
Ajo nuk është e vetmja mësuese që u përball me të njëjtin problem në destinacionet e njohura turistike në Greqi, veçanërisht në Mykonos ku shumica e pronarëve të pronave i mbajnë të mbyllura gjatë dimrit në pritje të hapjes së sezonit turistik, duke pritur më shumë fitime.
Ajo shton: “Nëse llogaritni shpenzimet e mia të jetesës, transportin tim për të parë familjen time në Krishtlindje, e kuptoni sa e vështirë është për një mësues që nuk ka asnjë mbështetje tjetër financiare të përballojë detyrat e tij”.
Paradoksi është se çmimet në ishullin më të famshëm në Greqi, por edhe në të gjithë botën, janë pothuajse të njëjtat me ato në Tiranë. Çmimet në zonat e preferuara të kryeqytetit tonë, fillojnë nga 450 euro, ndërsa ka edhe çmime të kripura si 1 mijë apo 1500 euro. Vitet e fundit qiratë e shtëpive në Tiranë kanë pësuar një rritje tepër të madhe. /abcnews.al/