Avni Arifi, ish-shef i kabinetit të ish-kryeministrit Haradinaj, ka kritikuar ashpër statistikat e fundit të Albin Kurtit, të cilat pohojnë për një progres ekonomik.
Sipas Arifit, këto statistika janë të pavërteta, teksa thotë se ky është një model propagandistik që i ngjan atij të Sheshelit në vitet e 90-ta.
“Lavdatat për ndryshim ekonomik dhe manipulimi me numra statistikor i Kurtit janë vetëm fjalë boshe me i “ushqy” votuesit e partis së tij dhe asgjë ma shumë. Pra as Kurti nuk e beson këtë “lulzim të tij ekonomik” por ai e din gjithashtu se plot votues të tij i besojnë (çka do që thotë) dhe vazhdon të i ushqej me të pavërteta” shkroi Arifi në facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Liderët popullistë kanë mënyrë të njëjtë të menduarit dhe mashtrimit kudo në botë.
Partia e Sheshelit ne vitet 90 kishte një sllogan fashist nga shumë të tjerë ”Serbia deri te Berlini”.
Kur e pyetën me një rast Sheshelin se a përnjimend beson se është e arritshme kjo ai u përgjegj: “natyrisht që jo. Por janë plot nga një milion votuesit e partisë time (partisë radikale) që e besojnë dhe unë i ushqej ata
Në kontekstin e sotshëm Kosovar. E vërteta është se Kosova me asgjë nuk e ka ndërruar trendin e zhvillimit ekonomik dhe vazhdon të jetë në gjendje jo optimiste. Qytetari i Kosovës me të ardhurat e tij mund të blej shumë më pak se para tri vitesh. Pagat nuk janë ngritë e çmimet janë rritë enorm (prej bukës, naftës e te energjia). Ky është realiteti që askush nuk mund ta mbulojë
Lavdatat për ndryshim ekonomik dhe manipulimi me numra statistikor i Kurtit janë vetëm fjalë boshe me i “ushqy” votuesit e partis së tij dhe asgjë ma shumë. Pra as Kurti nuk e beson këtë “lulzim të tij ekonomik” por ai e din gjithashtu se plot votues të tij i besojnë (çka do që thotë) dhe vazhdon të i ushqej me të pavërteta.
Mbi të gjitha krahasimi i çdo statistike me vitin 2020 që ka qenë pothuajse në tërësi i mbyllur nga pandemia i jep kuptimin e plotë mashtrimit statistikor të Albinit.