Milaim Zeka: Nanën e kam pas shumë të bukur, babait i kishte rënë të fikët

Milaim Zeka ishte i ftuar në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”.
Aty ai rrëfeu dy momentet më të lumtura dhe dy më të vështirat të jetës së tij.

Si gjithnjë, ai nuk u kursye duke treguar shumëçka, madje momente shumë private.
Gazetare: Albulena Demaku Duke treguar se nëna e tij ishte një grua shumë e bukur, e të cilën e krahasoi me atë të Nexhmije Pagarushës, ai shpalos një moment interesant.

Tha se ishte shumë kureshtar për të ditur se si ishte ndier babai i tij kur kishte hyrë dhëndër dhe për këtë gjë i kishte pyetur ata.

“Nëna ime kishte shumë humor dhe më tregoi se si i kishte rënë të fikët babait”, tha Zeka.
Deklaratën e plotë me këtë moment mund ta gjeni në videon më poshtë.