Prej shumë vitesh testi i intolerancës ushqimore është kthyer në një nga metodat më të përhapura të dietologëve.
Ky test ndihmon në hartimin e dietave të detajuara, kryesisht për personat mbi peshë, por jo vetëm. Ekzaminime të tilla bëhen vetëm nga klinika apo laboratorë të specializuar. Por sa të specializuara janë klinikat që ofrojnë këtë shërbim në Kosovë.
Ekipi i “Piranjave” vizituan një nga katër klinikat private në Prishtinë që bëjnë testin e intolerancës ushqimore dhe zbuluan se ky shërbim ishte një skemë mashtrimi. Nga investigimi i “Piranjave” rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
“Piranjat” zbuluan gjithashtu se stafi mjekësor që pretendonte se kryente këto teste në klinikën private në Prishtinë nuk kishte kompetencat për të bërë analizën e intolerancës ushqimore, me mjekë pa diploma dhe të paspecializuar që merrnin përsipër të hartonin dietat e qytetarëve duke i vënë në rrezik jetën. Ndër të tjera klinika private e vendosur në qendër të Prishtinës u merrte pacientëve 150 euro për testin e supozuar të intolerancës ushqimore, për të cilin klinikat nuk prisnin as kuponë tatimor.
Emisioni investigativo-statrik “Piranjat” u rikthye në ekranin e ABC-së, mbrëmjen e sotme në orën 21:01. Sërish “Pirnjat” premtojnë tema delikate të cilave do u shkohet deri në fund, shpesh të trajtuara me doza ironie e komiciteti.
Emisioni i konceptuar si një show investigativ, që është eksploruar për herë të parë në ekranin e ABC-së, do të moderohet nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara. Në 2 orë e 30 minuta Emisioni “Piranjat” do të trajtojë tema delikate, investigime dhe denoncime.
Por gjithashtu do të ketë kamera të fshehta, reportazhe me histori njerëzore nga e gjithë Shqipëria.
Nuk do të mungojnë as këtë sezon kronikat humoristike, të përgatitura me shumë kujdes nga piranjat e emisionit. /Abcnews.al