Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, thotë se në Kosovë nuk ka pasur kurrë simapti për Rusinë teksa shton kosovarët janë populli më pro-amerikan në botë.
“Ne mund të jemi kombi më pro-amerikan në botë. Ne u jemi mirënjohës amerikanëve që shpëtuan kosovarët në vitin 1999. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës nuk i përkrahin veprimet e Rusisë, e cila qysh në fillim ishte kundër aspiratave të Kosovës”.
“Këtu nuk ka pasur kurrë simpati për Rusinë. Rusia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, deklaroi Bislimi.
Bislimi, në një intervistë për radio “Wnet” në Poloni, thotë se marrëdhëniet e mira Kosovë-Amerikë janë bashkëpunim i përditshëm.
“Marrëdhëniet e mira të Kosovës me Amerikën nuk kufizohen vetëm në kujtime – bashkëpunimi vazhdon çdo ditë. Vitin e kaluar, 1,800 persona të zhvendosur afganë arritën në Kosovë. Gjithçka është bërë në marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Bislimi për “Wnet”.