Dimri po afrohet dhe qytetarët kanë filluar të planifikojnë se me çfarë do të ngrohin shtëpitë e tyre gjatë muajve të ftohtë, duke llogaritur sigurisht edhe çfarë është më e përballueshme në aspektin financiar. Ka nga ata të cilët preferojnë të jenë më tradicional dhe të shfrytëzojnë ngrohjen me dru, disa prej tyre e cilësojnë edhe si më ekonomike, pasi siç thonë nga ngrohja me rryme faturat në fund muajit ju vijnë me shuma të majme.
“Me dru. 5 metra, 4 metra aq afërsisht harxhoj.- Gjithmonë jeni ngrohur me dru apo keni përdorur edhe rrymë?- Gjithmonë.”
“Me çka të mundemi. Me dru aktualisht”.
“Me rrymë.- Ju vijnë shtrenjta faturat?- Po vijnë, por çka të bëjmë”.
“ Me rryme. Ne kemi edhe ngrohje qendrore, por me atë merremi kur janë temperaturat shumë të ulëta, minus 15, apo minus 20. Kështu me klime ngrohemi”
“ Ngrohje qendrorë përdor unë.
Nga ana tjetër autoritetet përmes masave të ndryshme, po tentojnë që të mënjanojnë mundësinë e ngrohjes me dru, dhe zëvendësimin e të njëjtës më rrymë apo ngrohje qendrore, me arsyetimin se reduktimi i ngrohjes me dru do të ndikonte ne uljen e ndotjes së ajrit. Theksi i Qeverisë vendoset tek ngrohja me inverter që sipas një analizë të tyre rezulton më ekonomikja.
Shuma mujore për ngrohje të 60 m2 me:
Inverter 180 euro
Dru 300 euro
Peleta 450 euro
Panele 580 euro
Naftë 700 euro
Ndërsa, shitësit e drunjve, megjithatë thonë se kërkesat për dru janë rritur gjatë dy tre viteve të fundit. Ata thonë se ky vit ka filluar me goxha kërkesa, por se nuk ka dru të mjaftueshëm për të furnizuar të gjithë.