Një video ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është parë i injoruar dhe vetmuar në takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian është duke qarkulluar nëpër rrjete sociale.
Aty shihet se si Vuçiq, i vetmuar qëndron në telefonin e tij, ndërsa homologët e tij shihen duke bashkëbiseduar me pjesëmarrës të tjerë.
Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën janë bashkuar liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.
Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.