Shkëlqim Devolli e blen edhe gjigantin televiziv në Shqipëri

Ndryshime të mëdha po shihen në tregun mediatik shqiptar. Atje, një televizion tashmë ka kaluar në pronësinë e kompanisë “Devolli Group”. Kjo kompani, me një investim milionësh, ashtu siç raportojnë burimet e Nacionales, e ka blerë televizionin ABC me seli në Tiranë.

Burimet tregojnë se tashmë një zyrtar i kompanisë “Devolli” ka qëndruar sot në ambientet e ABC-së bashkë me drejtorin aktual të televizionit, Idaver Sherifin.

Televizioni ABC me pronar Klodian Allajbeun vazhdon ta ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazetës Express.