Rolatat gatuhen shpejt dhe do të keni një ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm.
Përbërësit:
– 500 gr copa pule të prera hollë,
– hudhër pluhur,
– spec djegës,
– kripë,
– piper,
– spec të verdhë,
– spec të kuq,
– karota,
– uthull aromatike,
– 2 lugë vaj ulliri,
– domate,
– tranguj për sallatë.
Përgatitja:
1. Copat e prera lyeni me pluhurin e hudhrës, specin djegës, kripë dhe piper.
2. Në tavë skare nxehni pak vaj luledielli dhe piqni specat e prerë për së gjati dhe karotat.
3. Kur të zbuten pak dhe të marrin ngjyrë, hiqni nga zjarri.
4. Fërgoni në zjarr të fortë copat e mishit nga të dyja anët rreth pesë minuta.
5. Hiqni nga zjarri, mbushni me perimet e fërguara, mbështillni në formë rolate dhe shërbeni me uthull aromatike, domate dhe tranguj.
Ju bëfshin mirë.