“Kthehuni burra se mbaroj Kosova”, Zafir Berisha tregon çfarë i bëri sot ‘vaki’ në Prishtinë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka treguar publikisht diçka që i ka ndodhur sot në kryeqytet.

Ai ka thënë se një qytetar që ai nuk e njihte, i është afruar dhe i ka kërkuar që të kthehen në qeverisje.

“Kthehuni o burra se mbaroj Kosova”, e ka cituar t’i ketë thënë qytetari Berishës.

Ky është rrëfimi i plotë:

Miq të nderuar,

Dëshiroj ta ndaj një ndodhi që më bëri “vaki” në Prishtin, e që ishte sa me qeshë, aq edhe për me qajtë!

Duke ecur rrugës më ndalën një i moshuar duke më thirrën në emër, filimisht mendova se është ndonjë i njohur e që kamë mund ta harroi si pamje.

Më pyti për familjen, punët dhe hallet, si një mikë i vërtet, gjë që më bëri të besoj se qenka ndonjë i njohur.

Pasi ja këtheva me të njejtën mirësjellje, pasoj një pytje “kur do të ktheni në Kuvendin e Kosovës”, pytje që nuk e prita dhe që më shtyri të mendoj përgjegjen, por që më bëri ta kuptoj edhe atë se nuk është ndonjë familjar, por një qytetar hallegji dhe që e përcjellën situatën politike në vend!

Ju përgjegja “edhe dy a tre muaj” me dilemën se si do të reagoj, “kthenu o burra se maroj Kosova” filloj me shumë pezëm, dhe vazhdoj “ me bacin vdekjen e kamë dituar, po kurr nuk e kisha besu që në Kosovë mbi gjysa janë “budallë” dhe votën ja japin Albinit”, ma dha dorën dhe iku.

Gjatë gjithë rrugës Prishtin-Prizren nuk më është hequr nga mendja ajo skenë, për të cilën nuk disha a me qeshën a me qajtën!