Hetem Ramadani: Albĭn Kurtĭn, kam frikë se mos po e vrasĭn mafĭa

Biznesmeni i njohur kosovar, i cili njihet shumë në popull si një meditues dhe mjek popullor, ka qenë mysafir këtë javë në emisionin Kojshia Show. Pos hulumtimeve të tij në mjekësinë alternative, ai në këtë emision ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ramadani, në emision ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i rrezikuar që të vritet nga mafia.

“Me që merrna me fenomene, unë Albinin e kam pa, u kam thënë njerëzve se duke e pa që perspektiva, ai do të vjen një ditë kryeministër, kam thënë ‘kam frikë që mos ta vrajnë mafia’.

Njerëzit që kanë interesa materiale dhe kur të shohin se iu rrezikohet, e Albini po i rrezikon. Nuk ka lidhje se deri nesër, ishalla kurrë nuk ndodh, do të thonë që Serbia e vrau”, tha Ramadani.

Ai ka thënë se sistemi i krijuar mafioz janë njerëzit që pasurohen pa djersë e pa punë, dhe këta janë shkatërruesit e shtetit. Albin Kurti, sipas Ramadanit, është i rrezikuar të vritet nga këta shkatërrues.

Pra Albini mund të jetë i rrezikuar, kjo ka qenë gjendje meditative e imja që i kam qu fjalë unë, nuk e di a ia ka përcjellë që mund të jetë i rrezikuar, sepse ka ndodh kur prokurori në Sicili ka shkatërrua mafinë, e kanë vra. Ky është rreziku i Albinit, sepse ky nuk frikësohet. Nëse do të konfiskohet kjo, do të bëhet kjo, pra don me krijua sistem”, është shprehur Ramadani.