Sot Qeveria ka njoftuar se nuk do të bëjë ekzekutimin e pagave për grevistët.
Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila ka thënë se, ato para janë të qytetarëve të të këtij vendi, dhe se Qeveria nuk ka drejtë t’i ndalë ato.
Ajo bën thirrje për ekzekutimin e tyre, sepse sipas saj, ata kanë gëzuar të drejtën për grevë, sipas ligjeve në fuqi.
Postimi në Facebook:
Paratë nuk janë të juajat. Janë të qytetarëve dhe të popullit. Ju vetëm i keni nën administrim, adresim e alokim. Asgjë tjetër. Qitjani paratë në banka të gjithë punonjësve, sepse kanë gëzuar të drejtën për grevë, sipas ligjeve në fuqi. Mos u bëni hakmarrës!